Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të NASA-s dhe Universitetit Toho në Japoni paralajmëron se atmosfera e pasur me oksigjen e Tokës mund të shkatërrohet brenda një miliard vitesh. Edhe pse duket si një afat shumë i largët, rënia e parë e ndjeshme e niveleve të oksigjenit mund të fillojë shumë më herët ndoshta brenda 10 mijë viteve të ardhshme. Sipas Christopher Reinhard, bashkautor i studimit nga Instituti i Teknologjisë i Xhorxhias, “jeta e atmosferave të pasura me oksigjen mund të jetë më e shkurtër nga sa kemi menduar deri tani”. Studiuesit janë fokusuar në lidhjen mes niveleve të oksigjenit dhe rritjes graduale të ndriçimit të Diellit. Me...