1920/ Lufta e Vlorës në mes Shqipërisë dhe Italisë

1920/ Lufta e Vlorës në mes Shqipërisë dhe Italisë

Lufta e Vlorës u zhvillua në vitin 1920 mes Shqipërisë dhe Italisë. Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë. Lufta filloi më 4 qershor pasi gjenerali italian Settimo Piacentini refuzoi tja dorëzonte Vlorën qeverise shqiptare. Ahmet Lepenica u bë komandanti i përgjithshëm i përbërë nga rreth 4000 burra. Kryengritësit shqiptarë ishin të armatosur dobët dhe jo të gjithë mbanin edhe armë. Në Vlorë ishin rreth 25,000 ushtarë italianë të cilët ishin vendosur në zonë me artileri. Shqiptarët u angazhuan në luftime në rajonin e Vlorës dhe shumë shpejt u mbështetën nga vullnetarët në rajon. Kjo rriti përmasat e forcës në numrin zyrtar prej 10,000. Sidoqoftë gjatë kursit...