Liam Neeson “godet” sërish, shitet apartamenti luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Liam Neeson “godet” sërish, shitet apartamenti luksoz në New York për mbi 10 milionë dollarë

Nuk është vetëm suksesi në kinema që po i sjell fitime Liam Neeson këto ditë. Aktori i njohur hollivudian, i cili sapo ka dalë në ekran me komedinë aksion “The Naked Gun”, ka shitur së fundmi apartamentin e tij në New York City për plot 10.3 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga dokumentet zyrtare të qytetit dhe u raportua fillimisht nga New York Post, ndërsa PEOPLE konfirmoi gjithashtu transaksionin. Bëhet fjalë për një super-apartament me 5 dhoma gjumi dhe 5 banjo, me një sipërfaqe prej 4,524 metrash katrorë – një kombinim i tre njësive banimi të bashkuara. Prona u listua në treg në muajin mars për 10.75 milionë dollarë, por përfundimisht u shit pak më lirë. Neeson dhe bashkëshortja e tij e ndjerë,...