Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Vrasje me armë zjarri në vend/ Gjendet i pajetë 65-vjeçari, policia ndodhet menjëherë në vendngjarje
                            Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Vaun e Dejës. Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.