Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijon “drama” Atalanta-Lookman! Pasi dorëzoi kërkesën për transferim tek Interi, ylli nigerian nuk paraqitet në stërvitje
Pas tensioneve, fshirjes së fotove me fanellën e Atalantës nga profili i tij në Instagram dhe deklaratës zyrtare me të cilën ai i kërkoi klubit të lejohej për t’u transferuar te Interi, sot nigeriani nuk është paraqitur në Zingonia për rifillimin e stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës që është rikthyer në Itali pas fitores ndaj Leipzigut në një ndeshje miqësore. Pasi e ka anashkaluar drekën, sulmuesi ka munguar edhe në seancën stërvitore ku nuk do të stërvitej me ekipin, por do të kryente terapi të veçanta për shkak të një dëmtimi. Lookman, i cili të shtunën kishte shkuar rregullisht në qendrën stërvitore të Atalantës për të vazhduar punën individuale pas dëmtimit në pulpë, ka vendosur kështu të ushtrojë më shumë presion, ndërsa qëndrueshmëria e...