Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
190 bimë kanabisi në mes të ferave, zbulohet plantacioni në Fier, arrestohet autori
Një parcelë kanabisi është zbuluar në fshatin Çipllakë të Fierit, të fshehura mes shkurreve. Bëhet fjalë për 190 bimë kanabisi të cilat u asgjësuan gjatë aksionit të koduar “Koordinata”. Uniformat blu arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të bimëve narkotike, 41-vjeçarin Leo Tafa. Ndërsa bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Njoftimi i Policisë Fier: Fier/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden në një parcelë në fshatin Çipllakë, 190 bimë narkotike. Arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar bimët në mes të një sipërfaqeje me shkurre, me qëllim...