19 ORGANIZATA THIRRJE POLITIKËS DHE POLICISË: NDALNI DHUNËN, HAPNI RRUGË PËR DIALOG!

19 ORGANIZATA THIRRJE POLITIKËS DHE POLICISË: NDALNI DHUNËN, HAPNI RRUGË PËR DIALOG!

Pas pesë ditësh protestash, përplasjesh me policinë dhe një bilanci gjithnjë e më të rëndë të të lënduarve, 19 organizata të shoqërisë civile kanë dalë me një qëndrim të përbashkët, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës, respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe hapjen e një dialogu për zgjidhjen e krizës. Deklarata e publikuar këtë të diel, më 18 tetor, përmban një mesazh të drejtpërdrejtë për protestuesit, Policinë e Shtetit dhe drejtuesit politikë: askush nuk mund ta përdorë situatën e krijuar për të justifikuar dhunën apo cenimin e të drejtave themelore. Mes organizatave nënshkruese janë BIRN Albania, Faktoje, Civil Rights Defenders Shqipëri, Citizens.al, Partners Shqipëri, Together for Life dhe Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Organizatat u kërkojnë protestuesve të shmangin sulmet ndaj personave dhe...