“Tani po teprohet”, presidenti i Tottenham: Duhet marrë një vendim për të mirën e futbollit

“Tani po teprohet”, presidenti i Tottenham: Duhet marrë një vendim për të mirën e futbollit

Presidenti i Tottenham-it, Daniel Levy, i ka bërë thirrje Premier League që të marrë një vendim mbi 115 akuzat e Manchester Cityt “për të mirën e futbollit”. Në një intervistë me Gary Neville në The Overlap, Levy i ka bërë thirrje Premier League që më në fund të marrë një vendim mbi 115 akuzat me të cilat përballet Manchester City. Klubi u akuzua për shkelje të rregullave financiare të kampionatit në vitin 2023 dhe një seancë dëgjimore u mbajt nga shtatori deri në dhjetor të vitit të kaluar, por një vendim ende nuk është shpallur. Mund të shpallet këtë vit, por koha e saktë është e paqartë. Ndërsa Levy pranon se do të ishte “e padrejtë” nga ana e tij të ndërhynte në biznesin e...