Propozimi nga Spahiu: Burg për pronarët e hoteleve që diskriminojnë turistët kosovarë apo diasporën

Propozimi nga Spahiu: Burg për pronarët e hoteleve që diskriminojnë turistët kosovarë apo diasporën

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se Kodi i ri Penal duhet të miratohet nëpërmjet një referendumi nga populli, i cili me anë të votës së drejtpërdrejtë çimenton themelet e kodit të ri. Për të në Kodin e ri Penal duhet të shtohet një nen për dënimin me burg për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë pronarët e hoteleve dhe restoranteve që diskriminojnë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia apo nga diaspora. ”Sot për javë, Shqipëria ka qenë e shqetësuar për një goditje që po merr turizmi, për shkak të keqtrajtimit, manipulimit, vjedhjes, keqshërbimit, të metave të mëdha dhe me të drejtë është konstatuat se është vrarë turizmi patriotik. Unë kam të renditura edhe denoncime, që më kanë kërkuar konsulencë juridike, nga shqiptarë të Kosovës, apo të...