Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Xabi Alonso kërkon përforcime në mesfushë, por klubi ia ka “mbyllur rubinetin”…
                            Real Madridi ka vepruar me shumë parashikim në këtë merkato. Klubi i presidentit Florentino Perez, përveçse ka vendosur të besojë te një trajner i ri si Xabi Alonso, ka realizuar disa operacione që në fillim të qershorit për ta përgatitur skuadrën, e cila do të merrte pjesë në Kupën e Botës për Klube. Qëllimi ishte që trajneri t’i kishte në dispozicion përforcimet e reja për turneun që u zhvillua në SHBA muajin e kaluar. Në këtë kuadër u konfirmuan me radhë Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold dhe Franco Mastantuono, i cili do t’u bashkohet shokëve të skuadrës më 14 gusht. Në mbrojtje, ndërkohë, është afruar edhe Álvaro Carreras, për të përforcuar krahun e majtë. Por, sipas drejtuesve të klubit dhe vetë presidentit Perez, skuadra tashmë konsiderohet e...