Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Rama të vijë në debat”, Berisha kërkon ballafaqim: T’u themi shqiptarëve se çfarë do të bëjmë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se nëse ai rikthehet në pushtet pas 11 majit, do t’i japë zgjidhje njëherë e mirë problemit të pronave.Nga Vau i Dejës, ai përsëriti gjithashtu se nuk do të ketë pensionist që do të firmosë për pension më të ulët se 200 euro, dhe se brenda 3 muajsh lista e rimbursimit të ilaçeve do të jetë e njëjta që është në Itali. “Unë i premtova asaj dhe i premtoj çdo pronari, se në mënyrë absolute, 4-vjeçari do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të pronësisë në Shqipëri. Sikundër do t’i japim përgjigje përfundimtare dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë në total dhe përfundimisht”, tha Berisha. Ai akuzoi gjithashtu zv.kryeministren Belinda Balluku për shpenzime të pajustifikueshme. “Zëvendëskryeministrja Luli Balluku shpenzon për...