Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Viva Fresh finalizon blerjen e Spar Albania për 36.4 milionë euro
Kompania nga Kosova Viva Fresh ka finalizuar javën e kaluar blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania.Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, grupi BALFIN ka përfituar 36.4 milionë euro për shitjen e kuotës së plotë të aksioneve të Spar Albania.Në pjesën më të madhe, transaksioni u financua me një kredi që kompania nga Kosova mori nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). BERZH i akordoi Viva Fresh një kredi në shumën totale të 25 milionë eurove, me qëllim financimin e hyrjes së saj në tregun shqiptar të shitjeve me pakicë, nëpërmjet blerjes së Spar Albania.Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është...