U prangos sot për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kush është ‘Pole Qorri’ nga Vlora

U prangos sot për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kush është ‘Pole Qorri’ nga Vlora

Flodian Plaku, me dy mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), i arrestuar sot pas një kohe të gjatë në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij, viti në oborrin e banesës së tij, në Larshk të Fushë Krujës, njihet edhe me nofkën “Pole Qorri” dhe rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë. Flodian Serjani, është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë dhe njihet si kreu i organizatës kriminale të trafikur të drogës. Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes. Anëtarë të kësaj bande kriminale ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, të cilët shpërndanin drogën në komunat e Firences.