Presidenti Duka: Superiorja, rivalitet i fortë në dy fronte

Presidenti Duka: Superiorja, rivalitet i fortë në dy fronte

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një prononcim për mediat ka analizuar fazën finale të kampionatit “Abisnet Superiore, duke vlerësuar garën e fortë që po bëhet si sa i përket pjesëmarrjes në Final 4 ashtu edhe në luftën për mbijetesë. Kreu i qeverisë së futbollit foli gjithashtu edhe për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe nevojën e madhe që ka shtimi i terreneve dhe fushave të futbollit, veçanërisht sa i përket terreneve stërvitore. “Çdo kampionat në fazën e fundit bëhet vërtetë emocionues, interesant sepse ndahen ato vendimet e kontributit të një viti, kështu që ka vërtetë më shumë garë, më shumë impenjim sidomos nga skuadrat që pretendojnë për më shumë nga ky kampionat. Nuk mund të parashikoj asgjë, gjëja që është më e parashikueshme nga...