Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përgjimet në qeli/ ‘U pastrua’ – Ja si u manipulua audioja e përballjes Veliaj-Dado në gjyq
Në 24 shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi akuza dhe pretendime që prokurori Ols Dado gjatë seancës në gjyq i ishte drejtuar atij me fjalën “ndyrësirë”. Sipas Veliajt, në atë seancë gjyqësore ishte fyer, sulmuar e kërcënuar nga prokurori Ols Dado, me fjalë që, sipas kryebashkiakut, ishin të regjistruara dhe se kishte dëgjuar epitete të ndryshme ndaj tij si “gënjeshtar”, “je patologjik” e deri te fjala “ndyrësirë”. Pas deklaratës së tij, mediat e dirigjuara nga ai nxituan të publikonin deklaratën e tij nga burgu i Durrësit, reagime të cilat duket se kryebashkiaku i ndiqte me ëndje nga burgu. Këtë e vërtetojnë edhe përgjimet e bëra në burgun e Durrësit. Po si qëndron e vërteta e asaj audioje të pretenduar nga Veliaj, që në...