Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            “Ecim”, rikonfirmon Kryeministri Edi Rama, në përmbushjen e projektit për çlirimin e hapësirave publike
                            Kryeministri Edi Rama. në një publikim të bërë në mediat sociale ka rikonfirmuar sot angazhimin e qeverisë për të çuar përpara projektin e çlirimit të hapësirave publike, një nismë që ai e ka konsideruar jetike për qytetet shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Me një deklaratë të shkurtër, por domethënëse: “Ecim”, Rama sinjalizoi vazhdimësinë dhe vendosmërinë në zbatimin e këtij projekti transformues. Nisma për çlirimin e hapësirave publike synon lirimin e trotuareve, parqeve, shesheve dhe vijave bregdetare nga ndërtime pa leje, zaptime abuzive apo përdorime private që pengojnë funksionin e tyre publik. Projekti është pjesë e një vizioni më të gjerë për urbanistikën moderne, turizmin cilësor dhe përmirësimin e jetesës urbane. Deklarata vjen në një moment kur operacionet e IKMT-së dhe strukturave vendore po...