Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për azilin dhe emigracionin si dhe të rregullores për riatdhesimet. Pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së që rrëzoi interpretimin italian të normave mbi të cilat bazohet protokolli Itali-Shqipëri, Europa përpiqet të marrë masa për të mbrojtur reformën e procedurave të azilit dhe për të përshpejtuar riatdhesimet, çështje që nuk janë në interes vetëm të Giorgia Melonit. Prandaj, një zëdhënës i Komisionit ka bërë të ditur se “në prill të këtij viti, Komisioni kishte propozuar tashmë të përshpejtohej kjo mundësi. Ne inkurajojmë Parlamentin dhe Këshillin të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur me këtë propozim”. Adaptimi në...