Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Emri/ Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë, i riu nën kujdesin e mjekëve
                            Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet. Juglen Abazi, 27-vjeç, është paraqitur në spital i plagosur, ngjarje që ka ndodhur në zonën e Freskut. ‘Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Juglen Abazi rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut’, njofton policia. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Top Channel