Skandali që nuk mbaron/ Inceneratori që nuk ekziston, përfiton 10 milionë euro në vit

Skandali që nuk mbaron/ Inceneratori që nuk ekziston, përfiton 10 milionë euro në vit

Fitimet e inceneratorit fantazmë të Tiranës u rritën me 36 për qind vitin e kaluar, teksa administrimi shtetëror i kompanisë ka filluar të nxjerrë në pah abuzimet financiare të koncesionarit. Bilanci zyrtar i depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se për vitin 2024 kompania Integrated Energy regjistroi një fitim para taksave prej 10.3 milionë eurosh (1 euro= 97 lekë), nga 7.6 milionë euro që ishte fitimi i një viti më parë. Sipas raportit të administrimit, të ardhurat e landfillit të Sharrës u rritën me 8.4 për qind duke arritur në 17.4 milionë euro, çka do të thotë se kompania ka një normë fitimi 60 për qind mbi xhiron. Kjo tregon qartë se sa fitimprurës është biznesi i traut të Sharrës dhe se sa shtrenjtë...