Berisha: Nuk do ketë pensionist që të firmosë pension nën 200 euro! Brenda 3 muajsh vendosim listën e rimbursimeve si në Itali

Berisha: Nuk do ketë pensionist që të firmosë pension nën 200 euro! Brenda 3 muajsh vendosim listën e rimbursimeve si në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka zhvilluar një takim në Vaun e Dejës. “Brenda 3 muajsh vendosim listën e rimbursimeve si në Itali”, tha kreu demokrat. Berisha: Forca politike konservatore janë forca patriotike. Ato në programin e tyre kanë dashurinë për atdheun, dashurinë për vendin. Çdo shqiptar, nëna në djep i këndon të rritet, të bëhet i famshëm për vendin e vet. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që çdo shqiptar, ëndrrën e tij më të bukur nga fëmijëria gjer në rritje, ta ndërtojë në Shqipëri. Çfarë ndodhi këto vite? Nuk them kurrë se në vitin 2013 ne ishim të mëkëmbur. Jo, por ama ishim në përmirësim të vazhdueshëm. Rrogat u dyfishuan, pensionet pothuajse u dyfishuan....