Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Detaje nga plagosja në Dibër: Djali qëlloi 7 herë me thikë nënën, 26-vjeçari në gjendje të rënduar psikoologjike
Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë pasdite në Maqellarë të Dibrës, ku një 25-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë nënën e tij në banesë. I riu me iniciale L.S., mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë. Sipas burimeve pranë familjes, ai përballej prej kohësh me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës. Nëna e tij, 48-vjeçarja me iniciale N.S., e cila raportohet se është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, është goditur shtatë herë me mjet prerës dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Familjarët dhe fqinjët janë tronditur nga ngjarja,...