Juventusi, vetëm barazim në miqësoren ndaj Reggiana. Mbrojtja “lëkundet”, por Vlahovic është aty

Juventusi, vetëm barazim në miqësoren ndaj Reggiana. Mbrojtja “lëkundet”, por Vlahovic është aty

Juventusi i ri e nis parasezonin me barazimin 2-2 në shtëpi, në miqësoren kundër Reggiana. Skuadra e Igor Tudor e pa veten fillimisht në disavantazh (nga goli i Girma), por përmbysi me Conceição dhe Vlahovic (për serbin edhe një shtyllë). Sidoqoftë, 20 minuta para fundit të lojës, rezultati u barazua nga Gondo përfundimisht. Tudor hodhi në fushë dy formacione të përziera mes titullarëve dhe rezervave, nga një për secilën pjesë loje. Ai u pa të kërkonte vazhdimisht intensitet dhe shpejtësi në pasime. Lajmi më i mirë i pjesës së parë ishte prania e Gleison Bremer në qendër të mbrojtjes, 300 ditë pas dëmtimit të rëndë në gju, që pësoi thuajse një vit më parë në Leipzig. Braziliani, ende në fazë “ngrohjeje” më shumë se të...