Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person

Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”. Një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar një person cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.