Goditja për Metën/ Të hënën SPAK i zbardh zyrtarisht akuzat, ja çfarë pritet të ndodhë

Goditja për Metën/ Të hënën SPAK i zbardh zyrtarisht akuzat, ja çfarë pritet të ndodhë

Ilir Meta do të njihet me akuzat dhe me mbylljen e hetimeve ndaj tij të hënën, në orën 11:00. Pasi të mërkurën nuk ishte e mundur për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, SPAK ka lajmëruar Presidentin e Partisë së Lirisë që të paraqitet pranë organit të akuzës, së bashku me avokatin e tij, të hënën, më 4 gusht. Më herët, SPAK i ka komunikuar akuzat ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, dhe ish-kreut të AKEP-it, Pirro Xhixho. Ndërkohë, vetë Meta, në një reagim në Facebook disa ditë më parë, është shprehur se ndaj tij ka zero prova dhe fakte. Prokuroria kundër Krimit dhe Korrupsionit ka thirrur të hënën, në orën 11:00, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për t’i komunikuar mbylljen...