Kisha Ortodokse Serbe mohon negociatat me Prishtinën dhe i quan shpifje lajmet

Kisha Ortodokse Serbe mohon negociatat me Prishtinën dhe i quan shpifje lajmet

Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar ashpër ndaj lajmeve që qarkulluan në disa media, të cilat pretendonin se Patriarku Porfirije dhe Peshkopi i Baçkës, Irinej, po negociojnë një marrëveshje themelore me autoritetet në Prishtinë. Në një deklaratë zyrtare, Kisha i quajti këto pretendime si trillime dhe shpifje të qëllimshme.Sipas Kishës, ky është një lajm i rremë i përhapur me parimin e njohur “kape hajdutin” dhe synon destabilizimin e komunitetit serb në Kosovë, duke shërbyer interesave politike të udhëhequra nga Albin Kurti.Në deklaratë theksohet se statusi juridik i Kishës Ortodokse Serbe mbetet një nga çështjet më komplekse politike të negociatave për Kosovën. Kisha përsërit se të drejtat dhe liritë fetare dhe njerëzore janë të garantuara nga aktet ndërkombëtare dhe nuk mund të jenë subjekt i negociatave politike...