“Absurde të mendohet se Hamasi do të zhduket nga Rripi i Gazës”

“Absurde të mendohet se Hamasi do të zhduket nga Rripi i Gazës”

Pavarësisht fushatës intensive ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka sjellë kontrollin e mbi 75% të territorit dhe ka shkaktuar më shumë se 60 mijë viktima, Hamasi nuk është asgjësuar. Operacioni ushtarak e ka dobësuar ndjeshëm grupin islamik, por ai ende vazhdon rezistencën në terren dhe refuzon të lëshojë pe në negociata. Raundi i fundit i bisedimeve në Doha për një armëpushim dështoi sërish, me SHBA-të që tërhoqën ekipin e tyre, duke akuzuar Hamasin për “mungesë vullneti”. Jehad Harb, drejtor i Qendrës së Kërkimeve dhe Sondazheve “Thabat” në Ramallah, tha për libanezen L’Orient–Le Jour se Hamasi ka humbur pjesën më të madhe të arsenaleve të raketave dhe një pjesë të madhe të komandës ushtarake. Struktura e grupit është goditur rëndë dhe luftëtarët...