Gjykata Evropiane:Italia duhet të sigurojë rishikimin e vendimeve për azilkërkuesit

Gjykata Evropiane:Italia duhet të sigurojë rishikimin e vendimeve për azilkërkuesit

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim të premten që vendet e Bashkimit Evropian mund t’i përshpejtojnë refuzimet e kërkesave të azilit për personat që janë nga vendet që konsiderohen të “sigurta”, por vetëm nëse ky përcaktim përmbush standardet strikte ligjore, dhe u mundëson aplikantëve dhe gjykatave të kenë qasje dhe t’i kundërshtojnë provat mbështetëse. Në lëndën para gjykatës së BE-së përfshihen rastet e dy shtetasve të Bangladeshit, të cilët janë shpëtuar në det nga autoritetet italiane dhe janë transferuar në një qendër ndalimi në Shqipëri, nën protokollin e dakorduar mes Italisë dhe Shqipërisë. Rasti ka përfunduar në gjykatë pasi kërkesat e këtyre dy azilkërkuesve janë refuzuar, bazuar në përcaktimin e Italisë se Bangladeshi është shtet i “sigurt”. Kushti i dytë i gjykatës parasheh që...