Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern Munich, dramë për Ulreich: Portieri gjerman njofton ndarjen nga jeta të djalit të tij 6-vjeçar
Një tjetër lajm tragjik godet botën e futbollit, pas vdekjeve të parakohshme të fëmijëve të futbollistit të Barit, Verreth, dhe ish-portierit të Romës, Julio Sergio. Kësaj here është Sven Ulreich, portieri i Bayern Munich dhe zëvendësi i Manuel Neuer, që ka ndarë me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të tij të vogël, Len, vetëm 6 vjeç, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë. Ja mesazhi prekës i Ulreich në rrjete sociale: “Me trishtim të thellë njoftojmë sot se djali ynë, Len, ndërroi jetë disa javë më parë, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë. Ta bënim këtë histori publike është një vendim jashtëzakonisht i vështirë për ne, por një hap i rëndësishëm si familje për të qenë të qartë me ata...