U mor e pandehur, Ajola Xoxa në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’

U mor e pandehur, Ajola Xoxa në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka shkuar në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajola Xoxa mbërriti në SPAK paraditen e sotme dhe shihet teksa del nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kujtojmë që ajo u mor e pandehur pak ditë më parë së bashku me Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit, pastrim parave, fshehje e pasurisë dhe futjes e sendeve të paligjshme. Ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij, SPAK ngre dyshime për përfshirje në një skemë komplekse të pastrimit të parave, ndërkohë që vetë Veliaj ka mohuar çdo akuzë, duke e konsideruar çështjen si të motivuar politikisht. Sipas gazetares Klodiana Lala, “SPAK ka marrë të pandehur 30 persona, përfshirë përfaqësues të shoqërive tregtare,...