Pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës-Rezervë Biosferë Ndërkufitare, ekspertët mblidhen në konferencë në Mal të Zi

Pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës-Rezervë Biosferë Ndërkufitare, ekspertët mblidhen në konferencë në Mal të Zi

Mbi 70 pjesëmarrës nga palët dhe grupet e interesit, aktorët lokalë, donatorët, ekspertët, Ministritë, sekretariatin e UNESCO-s, etj, mblodhi konferenca e përbashkët përfundimtare në Mal të Zi. Kjo konferencë u organizua pasi dosjet përkatëse të nominimit janë gati për tu dorëzuar në ministritë përkatëse dhe do të shërbejë për dy komponentë të rëndësishëm: a) prezantimin e rezultateve dhe arritjeve të projektit dhe dakordësimin mbi hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të krijuar SLW – TBR (Shkodra Lake Watershed-Transboundary Biosphere Reserve/ Pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Shkodrës-Rezervë Biosferë Ndërkufitare). Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër shprehet se konferenca përfundimtare shërbeu për të prezantuar arritjet dhe për të përcjellë një mesazh angazhimi dhe bashkëpunimi rajonal për publikun e gjerë. “Përmes programit të rezervave të biosferës, një zhvillim...