Kapen mashtruesit me Call Center! Grupi kriminal shqiptar mori qindra mijëra euro nga qytetarët gjermanë

Kapen mashtruesit me Call Center! Grupi kriminal shqiptar mori qindra mijëra euro nga qytetarët gjermanë

Një rrjet kriminal që përdorte një call center të paligjshëm në Tiranë, ka rënë në prangat e drejtësisë pas një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve gjermane, që prej nisjes së hetimeve në dhjetor të vitit 2023. Skema përfshinte mashtrime ndaj qytetarëve gjermanë, të cilëve u premtohej rikuperimi i humbjeve nga kriptomonedhat dhe tregtia në FOREX, duke u prezantuar si policë. Nën pretekstin e hetimeve për humbjet, ata siguronin prej tyre shuma të mëdha parash. “Gjatë hetimit këta shtetas i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Më pas ne kemi bërë një kontroll të një call center në vendin tonë duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumentare dhe digjitale”, tha Eneid Nakuçi, Prokuror i SPAK. Operacioni i koduar “Pandora” çoi në lëshimin...