Kontrabanduan nga Greqia 100 bagëti të imëta dhe 20 gjedhë, arrestohet 39-vjeçari dhe 4 veterinerë

Kontrabanduan nga Greqia 100 bagëti të imëta dhe 20 gjedhë, arrestohet 39-vjeçari dhe 4 veterinerë

Policia e Korçës ka vënë në pranga 39-vjeçarin G.M., i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e operacionit “Matrikulli”, të zhvilluar një javë më parë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e kapën dhe e ndaluan shtetasin, banues në Bilisht, pas një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Korçës. Ai akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi apo transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Sipas Policisë, G.M. dyshohet se ka kontrabanduar nga Greqia 100 bagëti të imëta dhe 20 gjedhë. Më pas, në bashkëpunim me katër veterinerë të arrestuar gjatë operacionit “Matrikulli” më 23 korrik, ai dyshohet se i ka matrikulluar bagëtitë dhe gjedhët me matrikulla të marra nga zyra e veterinarisë në Devoll. Materialet...