Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Kodi i Ri Penal/ Kreu i SPAK pro ndryshimeve: Nuk jemi të përfshirë, por duhet diferencim i dënimeve
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar këtë të enjte një takim informal jashtë kamerave me gazetarët që ndjekin çështjet e drejtësisë dhe mbulojnë institucionin e SPAK. Gjatë bashkëbisedimit, Dumani është ndalur edhe te debati mbi draftin e ri të Kodit Penal, i prezantuar nga Ministria e Drejtësisë. Ai sqaroi se SPAK nuk është përfshirë në hartimin e draftit dhe se ende nuk e ka marrë zyrtarisht dokumentin për shqyrtim. “Është një draft. Ne nuk e kemi marrë zyrtarisht dhe nuk jemi përfshirë në hartimin e tij. Kur të na vijë, do ta analizojmë dhe do të mbajmë një qëndrim,” tha Dumani. Duke iu referuar debatit të hapur publik, ai theksoi se një nismë e tillë ka rëndësi të madhe për shtetin e...