Plani i Mbrojtjes Sociale në fokus të Bashkisë Elbasan:  Zhvillohet takimi i radhës me grupet e interesit

Plani i Mbrojtjes Sociale në fokus të Bashkisë Elbasan: Zhvillohet takimi i radhës me grupet e interesit

Në Bashkinë Elbasan u zhvillua takimi konsultues i radhës në kuadër të hartimit të Planit të Mbrojtjes Sociale të bashkisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin grupi i punës i ngritur me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, përfaqësues të grupeve të interesit si dhe anëtarë të OGP. Në këtë takim u diskutua dhe u ndanë ide konkrete mbi zgjerimin e shërbimeve për mbështetjen e individëve dhe grupeve në nevojë, me synimin për t’i ofruar ato sa më pranë komunitetit. U vendos theksi te shërbimet specifike për grupe të veçanta si personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet vulnerabël rome dhe egjiptiane, bazuar në një analizë të nevojave të tyre. Bashkia Elbasan ka përjetuar ndryshime të theksuara vitet e fundit, përfshirë rritjen e numrit...