Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Edi Rama inspektim në Zall Herr: Sot kemi ushtrinë më të mirë paguar të rajonit!
Kryeministri I vendit Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektuan ditën e sotme repartin e operacioneve speciale në Zall Herr.Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh krenar për arritjet që janë bërë në 10 vitet e fundit në fushën e mbrojtjes. Rama tha se në 10 vitet e fundit, qeveria ka 10-fishuar investimet në mbrojtje, teksa theksoi se sot Shqipëria ka ushtrinë më të mirë paguar të rajonit në Ballkanin Perëndimor.Pjesë nga fjala e Edi Ramës: Është krenari se në 10 vite kemi 10 fishuar investimet në fushën e mbrojtjes, rritje kjo që nuk ka ndodhur në asnjë fushë tjetër. Është dramatike të mendosh se ne kur morëm detyrë FA mbështeteshin me 28 mln euro investime, një shifër që sot është...