Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Krimi zgjedhor në fokus të SPAK”/ Dumani bën bilancin para gazetarëve: 193 materiale të regjistruara në prokurori
Kreu i SPAK Altin Dumani po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me gazetarët ditën e sotme. Raportohet se në fokus të takimit është tema e krimit zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Mësohet se kryeprokurori i posaçëm ka zbuluar se strategjia e SPAK ka dhënë efekt parandalues, ndërsa tha se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese. Në këto subjekte përfshihen parti politike, policia e shtetit, si edhe çështje të nisura nga vetë SPAK. Dumani ka zbuluar se ka pasur 43 procedime penale të regjistruara, ndërsa mbeten në hetim 39 procedime. Ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, të cilat sipas Dumanit kanë dhënë rezultate të kënaqshme pasi janë...