Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa si hapje të Beogradit ndaj mundësisë për t’iu bashkuar sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë. “Udhëheqja serbe duhet të mbajë përgjegjësi për fatin e popullit të saj dhe të respektojë pikëpamjet e qytetarëve të vet” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke iu referuar deklaratës së Ministrit për Integrimin Evropian, Nemanja Starović. Sipas saj, në intervistën e publikuar më 25 korrik, del në pah teza e gatishmërisë së Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve. “Ajo intervistë ishte kryesisht një tronditje për vetë serbët. Nëse ata votojnë për tezat që kanë të bëjnë me marrëdhënie respekti dhe bashkëpunim të dobishëm reciprok...