Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Fluturon’ drejtoresha e AKSHI-t: Jemi gati për të mësuar botën në qeverisjen dixhitale, Brukseli u mahnit nga Diella
Propaganda shënoi një kulm të ri javën e kaluar kur nga Berati, qeveria e shpalli Shqipërinë kampione bote në qeverisjen elektronike. Por ndërsa shqiptarët janë mësuar tashmë të dalin kampion imagjinarë të botës në ekonomi, mirëqeverisje, arkitekturë e kështu me radhë, risia ishte një deklaratë monumentale e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Zonja Karçanaj tha se Shqipëria tashmë duhet të mësojë botën në teknologjinë e informacionit. “Dixhitalizimi i shërbimeve publike është kthyer në kryefjalë. Unë do të sugjeroja që këtë qasje ta kthejmë në një brand, unë do të sugjeroja emrin ‘e-gov made in Albania’, sepse janë mbi 60 vende, të cilat duan zgjidhje të qeverisjes elektronike. Shqipëria ka tashmë shumë përvojë dhe ne jemi gati ta çojmë këtë përvojë tek këto 60 vende plus...