Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Një hap larg historisë, Gurishta-Bajrami besojnë: Kualifikohemi në Islandë
Në letër, fillimisht dukej një mision i pamundur, por suksesi 2-1 në “Loro Boriçi” i jep Vllaznisë një bonus të madh për të synuar kualifikimin për në turin e tretë të Conferencë League. Për të arritur këtë objektiv historik, kuqeblutë duhet minimumi të dalin të pamposhtur kundër Vikingur Reikjavik. Në Islandë, aty ku ndodhen që nga dita e martë, Erdenis Gurishta zbulon se atmosfera brenda ekipin është shumë pozitive, të gjithë janë gati për këtë ndeshje të fortë: “Atmsofera mbetet pozitive. Është ndeshje me emocione dhe kemi mundësi për të kaluar në turin tjetër. Jemi gati, kemi ardhur që dje, po përshtatemi me klimën. Shpresoj që të afrojë orari i ndeshjes dhe do futemi në fushë për kualifikimin. Jemi me moralin lartë, nuk dorëzohemi sido...