Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sherri Lapaj – Shabani, përfshihet edhe KAS: I heq mandatin ‘motrës’ së Lapajt, ia jep…
‘Lufta’ mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ merr tjetër kthesë. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kryekomisionerin Ilsirjan Celibashi duke ia hequr mandatin kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuvelit (e katërta në listën e mbyllur) dhe duke ia kaluar atë Ana Dajkos, të parës në listën e mbyllur. KAS e argumentoi vendimin duke thënë se dorëheqjet e listës së mbyllur nga kandidimi janë nul. "Akti i dorëheqjes nga kandidmi i bërë ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e listës së mbyllur, është një akt nul. I pavlefshëm dhe nuk mund të merret në konsideratë. Edhe subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që është nul. Heqja dorë nga kandidimi nënkupton në vetvete prishjen e listës së...