Meta: Bëj fushatë nga burgu! PL prezanton kandidatët, presidenti i saj kërkon votën në Tiranë

Meta: Bëj fushatë nga burgu! PL prezanton kandidatët, presidenti i saj kërkon votën në Tiranë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bëri apel mbështetësve të tij që në këto 35 ditë që na ndajnë nga zgjedhjet të bëjnë gjithçka për fitoren e opozitës. Gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë së Lirisë, Meta, me një mesazh nga burgu, tregoi se si po e zhvillon ai fushatën në kushtet e izolimit. “Unë çdo ditë shkruaj dhe dërgoj 50 deri në 100 letra për shokët e mi, që nga shkolla fillore “Kongresi i Lushnjës”, 8–vjeçarja “Fan Noli”, gjimnazi “Sami Frashëri”, Fakulteti i Ekonomisë, shokëve që nga koha e sportit, për të kërkuar mbështetjen e tyre jo vetëm për Nr. 1, “PD–ASHM, por edhe për Ilir Metaj si deputet i Tiranës”, tha ish-Presidenti. Meta, i cili ndodhet në burg me akuzën e...