“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të qytetarit Emirion Mandreja, i cili në një intervistë për mediat, pretendonte se ishte dhunuar nga efektivët e komisariatit të Rrëshenit, mes tyre dhe ish shefi i komisariatit Klodian Kondi, teksa bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më shumë se një vit më parë. Autoritetet policore pranojnë prezencën e ish-shefit të komisariatit të Mirditës Klodian Kondi, por pretendojnë se Emirion Mandreja, pasi është ndaluar nga efektivët, ka refuzuar tëu japë mjetin e identifikimit, duke u përgjigjur me sjellje verbale agresive. Sipas Policisë, ky ka qenë dhe shkaku pse ai është shoqëruar për në komisariat, ku sërish ka reaguar me dhunë, duke kërcënuar dhe ofenduar efektivët. Ndërkohë, Policia pretendon se Mandreja e ka goditur vetë me kokë murin,...