Të gjithë pas Sokol Sadushit!

Të gjithë pas Sokol Sadushit!

Drafti i ri i Kodit Penal që paraqiti kryetari i grupit të Punës, ish-prokurori i përgjithshëm, sot drejtor i shkollës së Magjistraturës, ku shkollohen prokurorët e gjyqtarët e ardhshëm, pra i quajturi Arben Rakipi, ka krijuar rrëmujë dhe pështjellim, bile reagime negative kundrejt Draftit. Të gjithë po reagojnë, pra ata që marrin vesh nga drejtësia, kurse sot reagoi edhe prokurori i përgjithshëm Olsi Çela. Në thelb prokurori i përgjithshëm e quan draft të rrezikshëm, duke shtuar se me mirë të diskutohej për Kodin e Procedurës Penale sepse po mbahen njerëz në burg edhe për shkak të këtij kodi procedure! Po kështu kanë reaguar ashpër aktorët kryesorë të profesionit të juristëve. Në kor, të gjithë. Të alarmuar. Ka reaguar edhe politika, ndonëse duhet dëgjuar, por po...