Xhaferraj përsërit thirrjen për largimin e Berishës: Nuk po zbaton statutin pas humbjes, s’e mund dot Ramën

Xhaferraj përsërit thirrjen për largimin e Berishës: Nuk po zbaton statutin pas humbjes, s’e mund dot Ramën

Deputeti i legjislaturës aktuale të parlamentit shqiptar, Ferdinand Xhaferraj, përsërit thirrjen e tij për largimin e Sali Berishës nga partia Demokratike pas humbjes historike në zgjedhjet e 11 majit. Ai përsëriti respektimin e statutit të partisë i votuar si ‘Neni Basha’, por që tani nuk po e zbaton vetë. Xhaferraj thotë se tani Berisha duhet të largohet për shkak të humbjes në zgjedhjet e 11 majit dhe se konsiderimi i kësaj gare si farsë elektorale prej tij, nuk është gjë tjetër veçse alibia për të mos u larguar nga drejtimi i PD-së. “Reformoi statutin, vendosi në nenin 46 të statutit që kryetari në çfarëdolloj rrethane dhe pa asnjë justifikim jep dorëheqje nëse humbet zgjedhjet dhe nuk pranon të japë dorëheqjen dhe të largohet”, u shpreh Xhaferaj sipas...