Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë 26 mijë punonjës, Mazniku: Problem aftësimi dhe kualifikimi i stafeve të bashkive

Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë 26 mijë punonjës, Mazniku: Problem aftësimi dhe kualifikimi i stafeve të bashkive

Aftësimi dhe kualifikimi i stafeve është një nga problematikat me të cilat përballen bashkitë e vendit. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur ngritjen e Akademisë së Pushtetit Vendor, që do të drejtohet nga ministri Arbjan Mazniku. Ai shpjegon arsyet që nxitën krijimin e kësaj akademie. “Aftësimi i stafeve të bashkive dhe pasja e stafeve të kualifikuara ishte një nga problemet më të mëdha që bashkitë e vendit kanë. Dhe ne pamë modelet më të mira që ka Europa dhe krijuam këtë strukturë të re e cila është e bashkëqeverisur nga vetë bashkitë bashkë me qeverinë që do mbështesë gjysmën e buxhetit, duke përzgjedhur edhe praktikat më të mira të funksionimit mes bashkive. Akademia do jetë mekanizmi institucional i cili do të aftësojë stafet teknike të...