Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

Më 9 maj, një avion çarter u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës drejt Tiranës, qëndroi në pistë për nëntëdhjetë minuta dhe më pas u ngrit sërish në fluturim, këtë herë me destinacion Kajron, me pesë shtetas egjiptianë në bord. Nuk pati asnjë njoftim për shtyp, as ndonjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, ky fluturim shënoi dëbimin e parë të drejtpërdrejtë nga Italia të azilkërkuesve të refuzuar, në kuadër të një marrëveshjeje me Shqipërinë për përpunimin e kërkesave për azil jashtë kufijve. Kjo marrëveshje, sipas së cilës Shqipëria pranoi të hapë dy qendra për përpunimin e migrantëve dhe refugjatëve të kapur në rrugën drejt Italisë, është përballur me sfida ligjore dhe pikëpyetje mbi koston. Midis tetorit 2024 dhe janarit 2025, Italia dërgoi 73 migrantë dhe refugjatë me...