Transaksione, bllokime në bankë, dy bilance, shit-blerje fiktive! Ku po shkojnë milionat e koncesionit të skanimit?!

Transaksione, bllokime në bankë, dy bilance, shit-blerje fiktive! Ku po shkojnë milionat e koncesionit të skanimit?!

Një nga koncesionet më të diskutuar të dy qeverive, i dhënë nga “Berisha” dhe i mbështetur fuqimisht nga “Rama”, në të katërt mandatet, është ai i skanimit. Por, gjatë kësaj kohe ka lulëzuar pikërisht objekti për të cilën është dhënë edhe skanimi; kontrabanda dhe trafiku i drogës! Gjatë 12 viteve që koncesioni është në fuqi dhe me një kontratë me qeverinë, droga ka vërshuar lumë në pikat e kalimit kufitar, qofshin ato tokësore, ujore apo ajrore. Janë sekuestruar vetëm disa pako, ndërkohë që indiciet janë se nga territori i Republikës së Shqipërisë kanë kaluar dhjetëra tonelata me çdo mjet të mundshëm, që nga ajri, toka apo edhe uji! Ndërkohë, paralelisht ka lulëzuar edhe kontrabanda nga të gjitha anët, ku disa doganierë edhe nga radhët e...