Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Monica Bellucci një nga aktoret më të njohura të kinematografisë jo vetëm italiane por edhe botërore aktualisht është 60 vjeçe . Nëse ka diçka që bie në sy në gjithë jetën dhe karrierën e saj, është se aktorja është plakur “pa kërkuar lejen e askujt”. Kjo shkaktoi fjalë e zemërim në radhët e personave që kanë dalë “kundër plakjes”. Monica Anna Maria Bellucci Ajo ka guxuar të ecë në tabetin e kuq krejtësisht e painteresuar për mendimin e të tjerëve, me fytyrën dhe trupin e saj të bukur, edhe pse me rrudha. Bellucci është shprehur hapur se dëshiron të plaket në mënyrë të qetë. Se nuk i pëlqen të ketë përherë pamjen e një gruaje të re në moshë.  “Unë nuk jam e fiksuar për pamjen e jashtme. Kam qenë përherë një grua e mbushur, asnjëherë tepër e dobët. Kjo është zgjedhja ime. Unë dëshiroj të plakem në mënyrë të qetë”, është shprehur ajo. “Kur je 50 apo 60 vjeçe, nuk ke të njëjtat dëshira dhe nevoja, sikurse kur je 20 vjeçe. Në moshë të madhe, ti sheh të hyjë në dhomën tënde...