Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino, arrestohet i moshuari në Durrës! U largua me thikë në dorë
67-vjeçari në foto është Arben Shtraza, i cili u arrestua pasi plagosi me thikë një 70-vjeçar në Durrës, për një lojë domino. Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen. Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë...