Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Hetohet kreu i Ballit Kombëtar, PD: Burgosje politike. Policia: Alimadhi na kundërshtoi
                            Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është vënë vënë nën hetim nga policia e Tiranës për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Në videon e bërë publike nga eksponentë të Partisë Demokratike, duket momenti kur forcat e policisë shoqërojnë 61-vjeçarin që ndodhej në ambientet e një lokali në rrugën e Dibrës. Pas shoqërimit, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka reagoi në rrjetin e tij social se Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e kontrollit, që sipas tij është bërë dhunshëm dhe pa mandat. Zyrtarisht policia sqaroi se Adriatik Alimadhi u shoqërua nga forcat e rendit pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve që kishin shkuar në lokal për të ushtruar kontroll mbi dyshimet...